Telegrafi

Einxhel Shkira dhe DJ Dagz zbulojnë kuptimin e djalit të tyre, Trev: Është bashkimi në një ‘Kosovë-Shqipëri’

Foto: Screenshot/YouTube

Einxhel Shkira dhe DJ Dagz kanë dhënë intervistën e tyre të parë së bashku në emisionin “Zemër Luana”.

Ata kanë folur për jetën e tyre personale, ndonëse muaj më parë u bënë prindër për herë të parë.

Çifti, të cilët nisën lidhjen brenda Big Brother VIP Albania, në dhjetor mirëpritën një djalë të quajtur, Trev.

Foto: Screenshot/YouTube

Ata kanë treguar se çfarë do të thotë emri, Trev dhe se cili është kuptimi i tij.

Lexo po ashtu Personazhet publike që u bënë prindër gjatë 2022-tës

“Trev është copa jonë, është bashkimi në një Kosovë-Shqipëri”, ka shpjeguar çifti, duke nënkuptuar se emri do të thotë që përmbledh pikërisht trevat shqiptare.

Foto: Screenshot/YouTube

Të njëjtit ndërkohë filluan lidhjen brenda BBVA, edhe pse nuk është se kanë bërë ndonjë ceremoni jashtë pas përfundimit të spektaklit.

Veç tyre, në Big Brother u krijuan edhe çifte të tjera që po vazhdojnë romancën edhe në ditët e sotme. /Telegrafi/