Telegrafi

Einxhel Shkira dhe DJ Dagz i dedikojnë tatuazhe njëri-tjetrit

(Foto: Instagram/einxhel_shkira)

Një nga çiftet më të njohura dhe më të dashura për publikon mbetet ish-banorët e Big Brother VIP Albania 1, moderatorja Einxhel Shkira dhe DJ Dagz.

Dyshja që u njoftuan dhe krijuan një histori të bukur dashurie gjatë kohës sa ishin pjesë e shtëpisë së famshme vazhduan romancën edhe jashtë saj.

Brenda një kohe të shkurtër çifti u bënë prindër të një djali dhe tani jetojnë bashkë në Prishtinë, ndërsa kanë zbuluar se edhe po planifikojnë të bëjnë një dasmë.

Por, para kësaj ata kanë vendosur që të bëjnë tatuazhe të reja dedikuar njëri-tjetrit dhe të djalit të tyre, Trev.

“Nëna dhe babai kanë bërë tatuazhe të reja”, ka shkruar Einxhel në mbishkrimin e disa fotove që ndau në Instagram e ku zbuluan tatuazhet.

Ndërkohë, pas përfundimit të aventurës së tyre në BBVA, Dagz vazhdoi angazhimet me koncerte, ndërsa Einxhel iu përkushtua të birit të tyre dhe jetës familjare, teksa ka deklaruar se do të rikthehet me projekte të reja. /Telegrafi/