Telegrafi

Eintrach Frankfurt 0-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve – Shkëlqen Kimmich

Bayern Munichu ka shënuar fitore me rezultat minimal 1-0 në udhëtim te Eintracht Frankfurt në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në Bundesliga.

Bavarezët kanë vazhduar me rezultate pozitive në Bundesliga, duke marrë tri pikët e radhës për të ngritur epërsinë me ndjekësit.

Goli i vetëm dhe i fitores për Bayernin erdhi në minutën e 71-të dhe ishte Leroy Sane, i cili shënoi pas asistimit të Joshua Kimmich.

Lexo po ashtu Bayern Munichu triumfon minimalisht në udhëtim te Eintracht Frankfurt

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mesfushori i Bavarezëve, Kimmich, i cili u vlerësua me notë 9.6.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për anësorin e vendasve, Danny da Costa, që u notua me 6.1.

Notat e lojtarëve

/Telegrafi/