Bayern Munichu ka shënuar fitore me rezultat minimal 1-0 në udhëtim te Eintracht Frankfurt në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në Bundesliga.
Bavarezët kanë vazhduar me rezultate pozitive në Bundesliga, duke marrë tri pikët e radhës për të ngritur epërsinë me ndjekësit.
Goli i vetëm dhe i fitores për Bayernin erdhi në minutën e 71-të dhe ishte Leroy Sane, i cili shënoi pas asistimit të Joshua Kimmich.
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mesfushori i Bavarezëve, Kimmich, i cili u vlerësua me notë 9.6.
Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për anësorin e vendasve, Danny da Costa, që u notua me 6.1.
Notat e lojtarëve
/Telegrafi/