Site icon Telegrafi

Eichhorst: Patjetër të respektohet puna e KSHZ-së dhe PSP-së

Dje në Maqedoni ka qëndruar për vizitë Angelina Eichhorst, drejtoresha për Europën Perëndimore në shërbim evropian për Punë të Jashtme, e cila u takua me përfaqësues të qeverisë, partive të mëdha politike dhe bashkësisë ndërkombëtare, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Siç theksoi misioni i Komisionit Evropian në Shkup, në takime ajo theksoi rëndësinë e zgjedhjeve kredibile në vend, duke marrë parasysh marrëveshjen e Përzhinos me të cilën palët konfirmuan angazhimin e tyre për proceset euroatlantike dhe parimet demokratike. Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e parakohshme, siç u theksua, është i duhur një rishikim i plotë i listave zgjedhore dhe hapa të tjerë përgatitor.

Eichhorst ka treguar nevojën për respektimin e institucioneve të pavarura, duke përfshirë në veçanti Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve dhe Prokurorinë Speciale.

Në bisedime, siç thuhet në deklaratë, është shprehur se është e nevojshme për të ndërtuar besim më të madh në mes të qeverive lokale dhe për të shmangur tensionet e mëtejshme ndëretnike në aspekt të përdorimit të simboleve, tashmë politika e tensionuar. /Telegrafi/

Exit mobile version