Telegrafi

Eibar 1-2 Real Madrid: Notat e lojtarëve, më i miri Carvajhal

Real Madrid ka shënuar fitoren e radhës në kuadër të ligës elitare spanjolle.

Madrilenët kanë triumfuar në stadiumin “Municipal de Ipurua” që ka kapacitet rreth 7100 ulësesh kundër skuadrës së Eibarit me rezultat 2-1.

Tashmë kanë dal edhe vlerësimet e para të lojtarëve, ku më i miri ishte në radhët e mysafirëve.

Megjithëse Cristiano Ronaldo realizoi dy gola, Daniel Carjvahal u vlerësua me notën më të lartë 8.7, përkatësisht portugezi me 8.6, po aq sa edhe Luka Modric.

Më i dobëti n fushë ishte mbrojtësi i Eibarit, Arbilla, i cili u vlerësua me notën 5.8.

Lexo po ashtu United i falet Rashfordit, mposhtë Liverpoolin dhe ruan pozitën e dytë

Pas kësaj, Reali zë pozitën e tretë të renditjes tabelore me 57 pikë, ku ka 14 sosh më pak se lideri Barcelona, e cila gjatë mbrëmjes do të takohet me Malagan. /Telegrafi/

Eibar

Real Madrid