Prishtina (meshkujt) do të ndeshet me njërën nga skuadrat më cilësore të Austrisë, Bregenz Handball, në ndeshjen e rrethit të parë të EHF CUP. Në konkurrencën e femrave, vashat e Prishtinës do të sfidohen nga skuadra zvicerane, SG Basel Regio.
KH Kastrioti nga Ferizaj (në konkurrencën e femrave) do të ballafaqohet me skuadrën nga Belgjika, Handball Femina Vise, në kuadër të rrethit të dytë të EHF CUP. Bazuar në cilësinë e të dy skuadrave, ferizajaset konsiderohen favorite, por në këto gara mund te ndodhin edhe befasi.
Besa Famiglia (meshkujt), është skuadra që cila kishte më shumë fat në short, padi ost të ketë punë me skuadrën angleze BEL Salford, skuadër kjo që llogaritët autsajder në këtë garë ndërkombëtare. /Telegrafi/