Site icon Telegrafi

Eh… tash duhet ngrënë edhe pjatën

Tiziano Vicentini ka punuar pjata nga një lloj i bukës, mjaft të forta për qëllimin e tyre, mirëpo të cilat më pastaj edhe mund të hahen.

50-vjeçari nga Milano ka thënë se kjo ide i ka ardhur pas shumë vitesh të vështrimit se si shkollat shpenzojnë shumë para për pjata plastike dhe pastaj edhe për t’i pastruar ato.

“Unë punoja në shkollë, të cilën e furnizoja me ushqim, dhe mendoja se të hedhësh gjithë ato para për pjata dhe pastrim, ishte krim”.

“Këto pjata kushtojnë shumë lirë, dhe nëse fëmijët nuk i hanë, ato prapë mund të shërbejnë për ushqimin e shtazëve”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Exit mobile version