Telegrafi

Egzona Ademi shkëlqen në X Factor

Prej audicionit të parë, kosovarja i la me gojë hapur të gjithë publikun, duke përfshirë edhe jurinë, të cilën e vlerësuan shumë lartë talentin e saj në muzikë.

Ajo arriti edhe të hyjë në finale me performancën e saj të mrekullueshme, ku interpretimi i saj u cilësua si Marilyn Monroe.

Egzona po admirohet edhe nga anëtarja e jurisë, Tuna krahasoi me superioritet zërin e saj me të këngëtares së ndjerë Amy Winehouse, duke thënë që Egzona e solli këngën e Amy-t edhe më mirë se vet këngëtarja britanike.

Egzonës i dëshirojmë shumë sukses në fazat tjera, ndërsa më poshtë keni dy video prej performancave të mëparshme, duke përjashtuar performancën e fundit epike. /Telegrafi/