Telegrafi

Egzon Shkololli: T’i ndihmojmë dhe përkrahim personat me sëmundjen e kancerit (Video)

Egzon Shkololli është njëri nga trajnerët më të mirë shqiptarë të ‘crossfitit’.

Krahas angazhimit të madh për formësimin e klientëve të tij, në mesin e të cilëve janë personazhe të njohura, ai nuk tërhiqet edhe nga ana humanitare.

Shkololli ka ardhur me një mesazh mbështetës për njerëzit që vuajnë nga sëmundja e kancerit.

Trajneri i njohur e ka publikuar një video vetëdijësuese në Facebook për luftën kundër kancerit.

Lexo po ashtu Trajneri i njohur i ‘crossfit’ i cili stërvit yjet dhe i bën me forma të përkryera trupore (Foto/Video)

“Ajo i thyen familjet dhe i vret shumë njerëz të pafajshëm çdo ditë. T’i ndihmojmë dhe t’i përkrahim personat me sëmundjen e kancerit “, shkruan mes tjerash në postimin përkrah videos.

Me këtë rast, ai ka marrë komente të shumta pozitive për angazhimin e tij.

Më poshtë mund ta shikoni videon, të cilën Shkololli e ka publikuar në Facebook.