Telegrafi

Egzon Shkololli sjell videon “The Monster” – ushtrimet më ekstreme të ‘CrossFit’

CrossFit është disiplinë e fitnesit me intensitet të lartë që i inkorporon elementet e sporteve të ndryshme dhe llojet e ndryshme të ushtrimeve fizike.

Trajneri nga Peja, Egzon Shkololli, është ai që tash e sa vite merret me ushtrimin e kësaj disipline.

Së fundmi, ai ka sjell një video interesante në palestrën ku zhvillon aktivitetin e tij.

Egzon Shkololli (Foto: Egzon Shkololli/Facebook)

Videoja “The Monster” shfaq ushtrimin më ekstrem të zhvilluar nga Shkololli deri më tani, të cilën ai e ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetin social Facebook.

Palestra e tij ndodhet në qytetin e Pejës, përkatësisht “CrossFit Illyrian”. /Telegrafi/