Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Egzon Kelmendi-Elkosi ka qëndruar sot në qytetin e Prizrenit, ku ka zhvilluar takim me qytetarët e këtij qyteti.
Ai ka thënë se Prizreni i ka dhënë besën Koalicionit për Kosovën fituese 137.
“Prizreni, mbetet kryeqyteti shpirtëror i kombit shqiptarë, tjetër akronim nuk ka! Prizreni ka energji për zhvillim, i duhet ekonomi e bazuar në resurset që i posedon!Të dielën na pret ora e ndryshimit për Kosovën”, ka shkruar Kelmendi.
Kandidati për deputet ka takuar edhe kolegët e tij nga ETC në këtë qytet.
“Në Prizren nuk kemi nevojë për kuvendim të madh, sepse kemi të bëjmë me njerëz që ë tregojnë veten më punë e fjalën e mbajnë. Jemi besatuar për Koalicionin me numër 137 dhe për numrin 60!”, ka shkruar Kelmendi-Elkosi. /Telegrafi/