Site icon Telegrafi

Egoizmi nuk ekziston te Firmino – Braziliani mund të shënonte, por e lejoi Salahun ta tund rrjetën

Roberto Firmino ka treguar edhe një herë që është njëri nga futbollistët më pak egoistë në botë.

Liverpooli ka fituar me rezultat 3-1 në udhëtim te Brightoni në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-të në Ligën Premier.

Golat në këtë fitore të Reds u shënuan nga Mohamed Salah (6’, 76’) dhe Jordan Henderson (8’).

Lexo po ashtu Liverpooli fiton edhe ndaj Brightonit, Salah shkëlqen me dy gola dhe një asistim

Megjithatë, njëri lojtarë që përsëri ishte në nivelin e duhur dhe dhuroi paraqitje superiore ishte sulmuesi brazilian, Roberto Firmino.

Firmino përsëri dhuroi spektakël duke treguar se është lojtari më jo egoist në botë.

Tek goli i parë, ylli brazilian lejoi Salahun të shënojë, edhe pse mund të tundte edhe vet rrjetën. /Telegrafi/   

Exit mobile version