Egnatia ka arritur të shënojë fitore ndaj Partizanit me rezultat 1-0 në finalen e ‘Final four’ në Superligën e Shqipërisë, duke u shpallur kampion.
Skuadra nga Rogozhina arriti që të marr trofeun e dytë sezonal, pasi që javë më parë fitoi edhe Kupën e Shqipërisë.
Partizani e nisi takimin më mirë, duke shënau edhe gol me Archange Bintsouka, po gjytari i njohur anglez Antony Taylor anuloi golin, pasi kongolezi kishe luajtur më parë me dorë.
Në minutën e 35-të, Engatia mori epërsinë pas një aksioni model, ku Sebastjan Spahiu harkoi në zonë për ta gjetur turkun Melih Ibrahimoglu i cilin shënoi për 1-0.
L’ouverture du score d’Egnatia ! pic.twitter.com/Zj13gRD8L3
— Football Albanais (@FutbolliShqipFR) May 26, 2024
Pjesa e parë nuk solli më diçka interesante edhe pse skuadrat tentuan.
Në pjesën e dytë, Egnatia dhe Partizani, kishin shumë raste të shënonin gola, por që rrjetat heshtën.
Egnatia në fund ishte ajo që festoi, duke fituar titullin e kampionit për herë të parë në histori të klubit. /Telegrafi/