Klubi i madh italian, Inter ka zhvilluar ndeshje miqësore me Egnatian e Rogozhinës që u mbyll me fitoren me përmbysje prej 4-2 në të mirë të italianëve.
Skuadra rrogozhinase zhbllokoi sfidën në minutën e 6-të me Raphael Dwamena dhe e mbylli pjesën e parë në avantazh ndaj Interit.
Në minutën e 55-të, Nico Barella barazoi për Interin, por kjo nuk zgjati shumë.
Prima ➡️ Dopo pic.twitter.com/6BIQXF95wN
— Inter ⭐⭐ (@Inter) August 13, 2023
Egantia ktheu epërsinë në minutën e 68’, me Fernando Madeiros që realizoi nga pika e bardhë e penalltisë.
Por në dhjetë minutat e fundit Interi ndezi motorët dhe fitoi ndeshjen.
Në minutën e 80-të, Lautaro Martinez barazoi për Interin dhe katër minuta më pas argjentinasi përmbysi, duke shënuar nga pika e bardhë e penalltisë për 3-2.
Në fund Giacomo Stabile vulosi gjithçka, duke shënuar golin e katërt për Interin në minutën e 90-të.
https://twitter.com/samirsynthesis/status/1690814332957765633
Një miqësore e rendësishme e Egnatias që arrin të luajë ndaj Interit, ndërsa një ditë më parë Partizani i Tiranës priti Romën në kryeqytetin shqiptar. /Telegrafi/