Telegrafi

Egnatia dimëron në krye në Superligën e Shqipërisë, Partizani dhe Tirana mbesin prapa

Superliga e Shqipërisë, e njohur si “Abissnet Superiore” ka mbyllur stinorin vjeshtor, ku nuk munguan befasitë.

Egnatia edhe pse sot pësoi humbje me rezultat 5-0 nga Tirana, mbetet në vendin e parë, ku do të qëndrojë si kampione e dimrit.

Tirana me këtë fitore mori vendin e tretë, duke e lënë Vllazninë në pozitën e katërt.

Vendi i dytë, shkon për Partizanin, që gjithashtu gaboi që të afrohej me kreun, pasi u mposht nga Erzeni në “Air Albania” me rezultatin 2-1.

Dinamo, Skënderbeu dhe Laçi gjenden në mesin e renditjes.

Erzani mban vendin e tetë, ndërsa renditjen e mbyllin Kukësi dhe Teuta. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore