Egli Tako kohëve të fundit ka qenë një nga emrat më të komentuar në rrjetet sociale e faqet rozë.
Kjo pasi u tha se ka ndarë rrugët me partnerin e saj prej shumë vitesh, aktorin e prezantuesin Olsi Bylyku.
E njëjta ka adresuar së fundmi këto thashetheme, pasi pati raportime se në këtë janë të përfshirë edhe familjarët e tyre.
Ajo ka reaguar e frustruar duke thënë se nuk lejon të abuzohet me gjëra të tilla, e sidomos me familjarët.
Postimi i plotë i Eglit (pa ndërhyrje):
“Sot qenka dita që më ka rënë taksirati të merrem jo me një, por me disa.
Kisha vendosur në mënyrë kategorike të mos bëja asnjë prononcim sa i takon jetës sime private.
Por, meqenëse puna erdhi deri në këtë pikë, nuk mund të hesht më.
Të nderuara dhe të gjithë ju që mbase jo për klikime por për pak vëmendje nëpër tavolina, komentoni mbi emrat tanë, ky status është për ju!
Ne kemi marrë përsipër riskun për të qenë figura publike e të komentohemi në rrjet, të abuzohet me trillime, me aludime e me ofendime (se këtu jetojmë) por familjarët tanë Jo.
A jemi ndarë, a jemi lidhur, a jemi zënë, a jemi bashkë, a kemi probleme, a jemi të lumtur është puna jonë & arsyet tona.
Keni abuzuar mjaftueshëm me tituj nga më të ndryshmit me emrat tanë, por me familjarët ju premtoj se ju ndjek penalisht e nuk lodhem derisa të iu shoh aty ku e keni vendin.
Mjaft e shitët veten kaq lirë”. /Telegrafi/