Telegrafi

Egjiptiani kërcënon: 70 mijë euro, ose sot djeg barkën me shqiptarin

Egjiptiani Adel Muhamed Salam i ka dhënë ultimatum pronarit të “Çelepias 2”, që deri në 20:00 të mbrëmjes të dërgojë 70 mijë euro në një numër llogarie në emër të tij, përndryshe kërcënon se do të djegë anijen me marinarin shqiptar.

“Sot është dita e fundit, të më sjellësh 70 mijë euro. Do djeg barkën, do t’i vë zjarrin, po nuk mi dërgove në këto numra llogarie”, thuhet në njërin prej dhjetëra mesazheve zanore të dërguara në “Whatsapp” nga pengmarrësi, për pronarin e barkës “Çelepias 2”.

Në audio është regjistruar gjithashtu edhe marinari Mema, që lutet për ndihmë. Ndërkohë nuk dihet ende fati i kapitenit të anijes, Dhimitër Malja, për të cilin jepen disa versione të ndryshme. Peshkarexha u rrëmbye më datë 22 qershor, kur anija e peshkimit u largua nga porti i Durrësit për në det të hapur, duke humbur më pas kontaktet.