Telegrafi

Egjipti në gjysmëfinale të Kupës së Afrikës

Rezultati u hap në minutën e 26-të të lojës kur Ahmed Hassan shënoi autogol për t’i dhënë epërsinë Kamerunit. Por dhjetë minuta më pas i njëjti lojtar përmirësoi gabimin duke shënuar një gol të bukur nga largësia dhe për të barazuar rezultatin.

Pas 90 minutash pa fitues gjysmëfinalisti u përcaktua vetëm në lojën shtesë. Në minutën e dytë të vazhdimit Mohamed Gedo shfrytëzoi një gabim të Geremi për t’i dhënë epërsinë 2-1 Egjiptit. Tre minuta më pas Egjipti shtoi në 3-1 epërsinë, pas një gjuajtje të lirë të Hasan, edhe pse topi nuk kishte kaluar vijën e golit.

Në gjysmëfinale tashmë është kualifikuar edhe Gana dhe Algjeria, ndërsa ekipi i katërt do të përcaktohet nga fituesi i takimit Nigeria – Zambia./Telegrafi/