Telegrafi

Egjipti në finale të Kupës së Afrikës

Hosni Abd Rabou kaloi Egjiptin në epërsi nga penalltia (39’) dhe vendosi rezultatin përfundimtar të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, Egjipti shënoi edhe tri herë me anë të Mohamed Zidan (65’), Mohamed Abdelshafi (81’) dhe Mohamed Gedo (90’).

Duhet përmendur se deri në fund të ndeshjes u përjashtuan tre lojtarë të Algjerisë, Rafik Halliche (38’), Nadir Belhadj (70’) dhe portieri Fawzi Chaouchi (88’).

Në finale, Egjipti do ta ketë kundërshtar Ganën, që më herët eliminoi Nigerinë. /Telegrafi/