Autoritetet në Egjipt tanimë kanë urdhëruar që të mos ketë shitje të jelekëve të verdhë.
Dhe arsyeja, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, mund të jetë e parashikueshme.
Ata janë shprehur se opozita e këtij vendi mund të kopjojë demonstratat në Francë dhe të sjellë të tilla edhe në këtë vend.
Një shitje e tillë është thënë që të bëhet vetëm për kompanitë e kontrolluara dhe vetëm me lejën e policisë për blerje.
Një kufizim i tillë, përcjell Telegrafi, pritet të jetë në fuqi, së paku deri në fund të muajit janar të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/