Telegrafi

Egjipt, 40 % më pak investime të huaja

Protestat masive në muajin shkurt me të cilat u shkarkua presidenti egjiptian Hosni Mubarak, shkaktuan rënie të vizitave turistike në shtet, pas çka vijoi edhe një valë e protestave që sollën deri te zvogëlimi i prodhimtarisë.

Rritja e evidentuar e kriminalitetit dhe brengosja për shkak të situatave në ekonominë kombëtare edhe më tutje ndikojnë negativisht mbi disponimin e investitorëve të huaj. /Telegrafi/