Telegrafi

“Egje” e “Fazilet hanim ve kizlari”: Nuk jam në lidhje me Ozcan Denizin, atë e kam vetëm menaxher

Në një prej serialeve më të shikuara të momentit në shtetin turk është “Fazilet hanim ve kizlari (Zonja Fazilet dhe të bijat)”.

Një prej protagonistëve kryesore të serialit është edhe bukuroshja turke Afra Saracoglu, e cila luan rolin e Egjes.

Talentin e aktores e ka zbuluar këngëtari dhe aktori i mirënjohur turk, Ozcan Deniz, i cili është edhe menaxheri i saj.

Por, në saje të disa imazheve të publikuar në llogaritë e tyre personale në Instagram kanë filluar të qarkullojnë lajme se ata janë në lidhje dashuries.

Megjithatë, këtyre thashethemeve u ka dhënë fund bukuroshja njëzetvjeçare duke thënë se kurrë nuk ka pasur të dashur dhe se është e virgjër.

“Jam aktorja nën menaxhimin e tij. Ai është producenti im dhe pos kësaj, nuk kemi kurrfarë marrëdhënie. Deri më tani nuk kanë qenë kurrë e dashuruar dhe nuk e di këtë ndjenjë. Jam 20 vjeçare dhe nuk kam kryer kurrë marrëdhënie seksuale”, ka pohuar për mediat turke, Afra.

Ndryshe, Arfën do ta vazhdojmë ta shohim edhe në projekte të reja filmike në shtetin e Turqisë. /Telegrafi/