Trajneri i Prishtinës, Emmanuel Egbo, ka thënë se skuadra e tij është dashur që ta përfundojë çështjen e fituesit në pjesën e parë të ndeshjes me Llapin.
Prishtina barazoi në shtëpi me Llapin me rezultat 2-2, ndërsa pas pjesës së parë ishte duke fituar.
“Pjesa e dytë ndryshoi pasi morëm kartonin e kuq. Me gabimin tonë kemi pësuar golin e barazimit”.
“Si ka shkuar loja, është dashur që ta mbyllim çështjen e fituesit që në pjesën e parë. Duhej të kishim epërsi prej tri golash. Po të realizonim rastet edhe kartoni i kuq pak do të ndryshonte.
“I përgëzoj çunat pasi kanë luftuar që të marrin një pikë. Çdo gjë që kemi bërë në stërvitje e kanë zbatuar në fushë”, ka thënë Egbo. /Telegrafi/