Trajneri nigerian, Emmanuel Egbon ka premtuar një Prishtë ndryshe pas humbjes së sotme ndaj Malishevës.
Prishtina u mposht 1-0 në udhëtim te Malisheva në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në Albi Mall Superligën e Kosovës, me një gol të Ilir Mustafës (85’) nga penalltia.
Pas ndeshjes, trajneri i Prishtinës, Egbo ka thënë se loja ishte e barabartë dhe ekipet duhej t’i ndanin pikët.
“Në pjesën e parë kemi qenë në kontroll të lojës, ndërsa në pjesën e dytë filluam mirë dhe nga mesi i kësaj pjese na ndodhi diçka nga lodhja shkaku i ndeshjeve në fundjavë dhe mesjavë”, ka thënë fillimisht Egbo pas ndeshjes.
“Ishim në disavantazh edhe shkaku i dëmtimeve. Por, ky është futbolli. Megjithatë, si shkoi ndeshja, barazimi do të ishte ideal”.
“Besoj se në vazhdim të kampionatit do të jetë një Prishtinë ndryshe”, përfundoi trajneri nigerian. /Telegrafi/