Prishtina ka arritur një pikë nga derbi i javës i zhvilluar në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë.
Pas 90 minutave të zjarrta, rezultati ishte ai i fillimit të ndeshjes pa gola 0-0.
Trajneri i Prishtinës, Emmanuel Egbo ka thënë pas ndeshjes se nuk ishte e lehtë, por që futbollistët e tij treguan karakter.
“Është një barazim më i drejtë për Llapin, pasi ne krijuam raste për gol dhe me pak kujdes mund t’i fitonim pikët e plota. Nuk ishte e lehtë pas humbjes nga Malisheva, por më gëzon fakti se lojtarët treguan karakter dhe ndryshuan personalitet pas humbjes së hidhur”.
“Mendoj se me pak kujdes do të fitonim pikët e plota. Nuk kemi çka të bëjmë. Ka ende pikë në lojë dhe në fund do t’i bëjmë llogaritë”.
“Merituam pikët e plota, por nuk kemi çka të bëjmë. Ka gjëra pozitive që mund t’i shohim nga kjo lojë”, ka thënë Egbo. /Telegrafi/