Telegrafi

Eftov: Nuk pres që shqiptarët ta votojnë masovikisht LSDM-në

Gazetari kontraverz Vasko Eftov ka dhënë një intervistë për portalin Telegraf.mk ku thotë se do të ishte e turpshme që të mos ketë zgjedhje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai thotë se çdo krizë politike mund të zgjidhet në dy mënyra, përmes rrugës dhe përmes zgjedhjeve, ndërkaq secili shtet normal, i zgjidh problemet dhe konfliktet në zgjedhje.

Sipas tij, LSDM-ja është përqëndruar në votat e shqiptarëve dhe strategjia e tyre është që të shndërrohen në parti që më së shumëti do të votojnë shqiptarët, por nji gjë e këtillë nuk është e mundshme, pasi që në Maqedoni vazhdon votimi etnik.

Lexo po ashtu Zoran Zaev paralajmëron dygjuhësi në Maqedoni (Video)

Eftov nuk pret që shqiptarët ta votojnë masovikisht LSDM-në, pasi që në popullësinë e Maqedonisë që me mendimet e tyre civilizuese, kulturore dhe politike, madje edhe ekonomike, ka një ndasi dramatike, ashtu siç ndahet uji nga vaji, pra nuk përzihen dot./Telegrafi/