Mjeku Ilço Efkoski në emisionin “24 analiza” në TV 24 u shpreh se jemi në periudhë të re të pandemisë dhe se kemi pandemi dinamike që vazhdimisht i shtojmë diçka.
Ai nuk pajtohet me vendimin për shtyrjen e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë.
“Kemi vaksina, nuk jemi në kohën para dy viteve. Vendimi ishte politik dhe me siguri për këtë shkak ashtu vendosi edhe Shtabi i Krizës. Sipas meje, kemi shpërndarje të madhe në shoqëri, fëmijët infektohen në shtëpi në këtë periudhë dhe jo në shkollë”, u shpreh ai.
Ai shtoi se kur fëmijët mbanin maska në shkolla nuk kishte aq infektime.
Kujtojmë se qeveria për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19 e vazhdoi pushimin dhe shtyu fillimin e gjysmëvjetorit të dytë në shkollat fillore dhe të mesme./Telegrafi/