Site icon Telegrafi

Efendi Rexhepi: T’i gëzohemi kësaj dite të madhe për muslimanët

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepit sot ka uruar besimtarët musliman në Maqedoni për festën e Kurban Bajramit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

”Besimtarë të dashur! Po e nisi këtë mesazh timin me thënien e Pejgamberit tonë, Muhamedit a.s. se, myslimani i ka dy festa: Fitër Bajramin dhe Kurban Bajramin. Pra, ne kemi festë, ndërsa festat kërkojnë ambient dhe disponim festiv. Ju ftoj që t’i gëzohemi kësaj dite që shënon dëshirën, vullnetin dhe gatishmërinë tonë për të sakrifikuar në emër të Krijuesit tonë, Allahut të Gjithëmëshirshëm.”

”Të dashur besimtarë, sakrificat tona nuk duhet të konsistojnë vetëm në therrje të kurbanëve, ato duhet t’i kemi të përditshme. Duke u ruajtur nga tundimet e ndryshme me të cilat na sprovon kjo jetë, në fakt ne qëndrojmë gjithnjë në rrugën që na shpie deri te kënaqësia e Krijuesit tonë.”

”Vëllezër dhe motra, besimtarë myslimanë! Pas faljes së namazit të Bajramit, do të therrim kurbanë! Do të shpërndajmë mishin për të varfërit, me qëllim që gjithësecili, në këtë ditë festive, të ketë mundësinë për një sofër më të pasur. Shtrijani dorën dhe merruni ngryk me të gjithë anëtarët e familjes, me njerëzit e juaj, me miqtë e me fqinjët. Është ditë e pajtimit, ditë e dashurisë, ditë kur fuqishëm përkujtohemi që të gjitha veprat e mira bëhen ekskluzivisht për Allahun Fuqiplotë.”

”Duke ju dëshiruar shëndet vëllezërev dhe motrave tona që i kemi në Haxh, duke e lutur Allahun Mëshirëplotë që t’ua pranojë të gjitha lutjet dhe ibadetet e kryera nëpër vendet e shenjta, ju uroj për shumë vite. Gëzuar Kurban Bajramin!” ka thënë Rexhepi. /Telegrafi/

Exit mobile version