Telegrafi

Efekti Simeone, momenti kur shtatë lojtarë të Atleticos rikthehen me shpejtësi dhe mbrojnë një kundërsulm të shpejt në Ligën e Kampionëve

Atletico Madridi është një ekip që njihet mirë për mbrojtjen e tyre brutale, por edhe efikase njëkohësisht.

Nën udhëheqjen karizmatike të Diego Simeone, Atletico është zhvilluar në një klubet më të mëdha evropiane dhe një nga skuadrat më të vështira për të luajtur kundër tyre.

Mbrojtja e tij dhe mesfusha funksionojnë në mënyrë të përkryer, ndërsa grupi i tij i sulmuesve të talentuar gjithashtu ndihmojnë skuadrën.

Lexo po ashtu Wanda Metropolitana, një kështjellë e pamposhtur në Evropë

Është një sistem që e ka parë Atleticon të fitojë La Ligën, Ligën e Evropës dhe të arrijë në dy finale të Ligës së Kampionëve nën drejtimin e Simeones.

Jo keq në një epokë të mbizotëruar nga muskujt financiarë të rivalëve të qytetit Real Madrid dhe katalunasve të Barcelonës.

Mbrëmë (e mërkurë) në fitoren 2-0 të Atleticos ndaj Lokomotiv Moskës, ekipi i organizuar i Simeones ishte shumë efikas.

Ekipi rus u përpoq të kapte Atleticon në kundërsulm, por brenda pak sekondave ata u rrethuan plotësisht nga tetë ‘ushtarë’ të Simeones të cilët u rikthyen shpejt dhe asgjësuan këtë kundërsulm.

Pragmatizmi ndonjëherë mund të jetë i bukur. /Telegrafi/