Mohamed Salah iu bashkua Liverpoolit në vitin 2017 nga Roma për shumën e 42 milionë eurove.
Egjiptiani nuk ishte i panjohur në Ligën Premier, pasi në të kaluarën kishte luajtur për Chelsean, por kishte një aventurë të pasuksesshme.
Salah më pas kishte kompletuar kalimin te Roma, ku ishte edhe i huazuar për shumën e 15 milionë eurove, për të kaluar më pas te The Reds.
Që kur iu bashkua Liverpoolit, lojtari 29 vjeçar jo vetëm që ka pas ndikim në skuadër, po ashtu kishte ndikim edhe jashtë saj.
Sipas studimeve të bëra nga Universiteti Stanford, bëhet e ditur se krimet nga urrejtja janë ulur në 19 për qind dhe komentet anti-muslimane janë ulur për 50 për qind.
Natyrisht se Salah mund të ndihet krenar për efektin që ka arritur në zonën e Merseyside, pasi këto dukuri negative ishin mjaft të shprehura. /Telegrafi/