Telegrafi

“Efekti-placebo” reagon në mënyrë efikase

Hulumtuesit i kanë dhënë ilaçe “të rrejshme” të 40 pacientëve të sëmurë nga sëmundje e zorrës së trashë dhe më vonë u kanë treguar se janë të rrejshme. Edhe në ambalazh kanë shkruar se bëhet fjalë për ilaçe me “efekt-placebo”. Këto ilaçe pacienti duhej t’i merrte dy here në ditë. Por grupit të dytë me 40 pacientë nuk i kanë ofruar ndonjë ilaç.

Grupi i parë që i është nënshtruar terapisë e rrejshme për të cilën pacientët kanë qenë të vetëdijshëm, kanë treguar përmirësim të dukshëm të simptomave të sëmundjes, shkruan Los Angeles Times. Pesëdhjetë e nëntë për qind nga ata që kanë pirë ilaçe me “efekt-placebo” kanë thënë se ndihen shumë mirë pas terapisë, për dallim nga grupi i dytë.

Me këtë studim, shkencëtarët shpresojnë se ilaçet me “efekt placebo” do të ndihmojnë për shërim të mëtejshëm të sëmundjeve kronike dhe depresioneve. Studiuesit pohojnë se që të reagojë ilaçi me “efekt-placebo” duhet të ketë një marrëdhënie pozitive midis pacientit dhe mjekut. Përfundimi më i rëndësishëm i këtij studimi është se e tregon kontekstin human gjatë shërimit që është nga kuptimi primar esencial. /Telegrafi/