Site icon Telegrafi

Efekti ‘Lu’? Zmbrapset mazhoranca, revokon vendimet e saj

Pak pasi ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu takoi kreun e opozitës shqiptare, Lulzim Basha për çështjen e ngërçit të krijuar në Kuvend, duket se ka ardhur zgjidhja.

Mazhoranca ka vendosur të bëjë një hap mbrapa, duke dërguar në Kushtetuese dy mandatet e deputetëve të saj, Rakip Suli dhe Valentina Leskaj.

Në këtë mënyrë pritet të revokohet vendimi i parë i Kuvendit dhe të votohet për dërgimin në Kushtetuese të mandateve, ashtu siç ishte vepruar me rastin e Koço Kokëdhimës.

Dërgimi i mandatit të deputetëve Valentina Leskaj dhe Rakip Suli në Kushtetuese do të votohet në kuvend të enjten e ardhshme.

Duket se opozita dhe maxhoranca kanë gjetur gjuhën e përbashkët përsa i përket kërkesave të PD-së për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandateve të deputetëve Valentina Leskaj dhe Rakip Suli.

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka tha se edhe pse maxhoranca ka vendosur të tërhiqet nga shkelja e Kushtetutës, parlamenti vazhdont ë mbetet në krizë deri në votimin e këtyre akteve.

“Maxhoranca ka vendosur të tërhiqet nga shkelja e Kushtetuës dhe të zbatojë vendimet, sikundër është ajo që ne kërkojmë prej kohësh, pavarësisht se ky Parlament dhe në këtë moment, derisa të bëhet votimi i këtyre akteve vazhdon të jetë në krizë kushtetues. Për këtë arsye unë ju kërkoj që meqë kemi mirëkuptimin e maxhorancës, të futet në rend të ditës dhe të votohet sot te dyja kërkesat dhe të dërgohen nëg jykatën kushtetuese.n kjo është kërksea ime procedural”, tha Paloka.

Kreu i Kuvendit Ilir Meta tha se të hënën do të mblidhet këshilli i mandateve dhe në seancën e radhës do të shprehet me votë. /Mapo/Telegrafi/

Exit mobile version