Në Britani kanë një taktikë të përpunuar. Princesha Kate vesh dhe promovon markat britanike të modës, madje edhe ato me çmime shumë të ulëta, të arritshme për të gjithë.
Këpucët e lustruara me take të princeshës kanë emrin e L.K. Bennett, kreatorit të ri britanik, të cilin dukesha e re adhuron dhe këto këpucë i vesh aq shpesh, sa që tashmë është kritikuar për to.
L.K. Benet nuk është në mesin e krijuesve luksoz dhe këpucët bezhë të princeshës kushtojnë pak më shumë se 200 euro, raportojnë mediet britanike.
Drejtoresha e furnizimit në “Marks & Spencer” thotë se kërkesat për “këpucët e princeshës” u rritën në sajë të princeshës, Kate Middleton, dhe nga kjo me siguri se do të përfitojnë markat britanike, “Limited Collection” dhe zinxhiri i “Marks & Spencer”. /Telegrafi/