Ivanka Trump ka nxitur një trend të ri të ndërhyrjeve kirurgjike, pasi femrat i nënshtrohen operacionit për t’u dukur si Vajza e Parë amerikane.
Ish-modelja po konsiderohet si xhevahiri i familjes prej momentit kur Donald Trump i fitoi zgjedhjet presidenciale.
35-vjeçarja pëlqehet edhe në Kinë, ku biznesi i kirurgjisë plastike i ka rritur përfitimet pasi është në rritje numri i femrave që duan të duken si biondja e bukur.
Një prej klinikave quhet “Foshan Evanka Medical Management” dhe përfitimi kryesor i momentit është nga femrat që japin para të majme për të ngjare me Ivankan.
“Mendojmë se Ivanka është e bukur dhe karizmatike, prandaj duam t’u ndihmojmë femrave që duan të jenë po aq të bukura sa Ivanka dhe t’i arrijnë ëndrrat e tyre”, thonë nga kjo klinikë.
“Nuk ka rëndësi lindja apo perëndimi, mendoj se Ivanka është e patëmetë dhe e bukur. Me fytyrën e pastër dhe të definuar, Ivanka është padyshim një shabllon që femrat orientale duan ta arrijnë me kirurgjinë plastike. Ndërsa mua personalisht më pëlqen hunda e Ivankas”, ka thënë një kliente.
Ndryshe, Ivanka Marie Trump është një sipërmarrëse amerikane dhe ish-modele e modës. Ajo është vajza e biznesmenit, tash presidentit të SHBA-ve, Donald Trump dhe ish-modeles Ivana Trump. /Telegrafi/