Site icon Telegrafi

Efekti i diskursit të politikanëve mund të jetë i rrezikshëm

Politologu Seb Bytyçi ka alarmuar se diskursi i tashëm i politikanëve kosovarë mund të jetë i rrezikshëm, pasi ka thënë se ka njerëz që, duke u nisur nga dëshira për ta kënaqur shefin partiak, marrin veprime me vetiniciativë, të cilat vetë shefi ndoshta nuk do t’i kishte aprovuar. Sipas tij, mund të pritet që gjuha dhe veprimet e të dyja palëve edhe të ashpërsohen.

Bytyçi ka mbrojtur tezën e doktoratës në University of York të Londrës dhe drejton Institutin Ballkanik të Politikave (IPOL). Në një intervistë dhënë “Kohës Ditore”, ai ka analizuar ndryshime në diskursin politik që nga paslufta dhe ka konstatuar se nuk ka “zbutje” ose “ashpërsim”. E ka mbështetur këtë me disa shembuj. Ndërsa, ka rikujtuar se pas luftës ka pasur vrasje politike, kurse diskursi në institucione ka qenë formalisht i butë në krahasim me sot, e se tash ka më shumë përputhje mes asaj çka thuhet dhe çka bëhet.

Exit mobile version