Njerëzit në shtetin verior të Indisë Punjab po shikojnë me sytë e tyre vargmalet e Himalajes, të cilat tani janë të dukshme nga më shumë se 160 kilometra larg, e gjitha kjo për shkak të zvogëlimit të ndotjes së ajrit.
Indianët në qytetin e Jalandhar dhe zonën përreth kanë postuar fotografi në internet me pamje nga shtëpitë e tyre, me disa duke thënë se ata nuk i kanë parë majat e Himalajeve për dekada, shkruan CNN.
“Për herë të parë në pothuajse 30 vjet (unë) mund të shoh qartë Himalajet për shkak të pastrimit të ajrit në Indi. Thjesht mahnitëse”, ka shkruar Manjit Kang, transmeton Telegrafi.
What nature really is and how we screwed it up.
This is Dhauladhar mountain range of Himachal, visible after 30 yrs, from Jalandhar (Punjab) after pollution drops to its lowest level. This is approx. 200 km away straight. #Lockdown21 #MotherNature #Global healing. pic.twitter.com/cvZqbWd6MR
— Soul of a Warrior (@Deewalia) April 3, 2020
Fenomeni është bërë i mundur nga një përmirësim dramatik në cilësinë e ajrit javët e fundit, pasi industritë u mbyllën, makinat nuk dolën në rrugë dhe linjat ajrore anuluan fluturimet në përgjigje të pandemisë së coronavirusit.
Ndërkohë, cilësia e ajrit në Jalandhar, e cila ndodhet më shumë se 160 kilometra larg Himalajeve, është matur si “e mirë” në indeksin kombëtar të vendit për 16 nga 17 ditët që kur u njoftua bllokimi në shkallë vendi. /Telegrafi/