Site icon Telegrafi

Efektet negative që divorci i ka te fëmijët

Divorci është faza më e vështirë e një çifti të martuar. Si të rritur, ata me kohën i shërojnë plagët dhe vazhdojnë jetët e tyre, por fëmijët e pësojnë më së shumti.

Efektet që divorci i ka te fëmijët, mund të shfaqen edhe në lidhjet e ardhme të fëmijës.

Studimet kanë treguar se vajzat e prindërve të shkurorëzuar kanë 60% shanse më të larta për t’u divorcuar sesa vajzat që nuk i kanë pasur prindërit e divorcuar.

Efektet që divorci i shkakton te fëmijët:

– Ankth

– Stres të vazhdueshëm

– Irritim dhe luhatje në disponim

– Pikëllim të thellë

– Probleme me sjelljen dhe probleme sociale

– Probleme me lidhjet e veta

– Bëhet më i prirë të abuzojë me substanca

– Depresion

– Pozicion të dobët socio-ekonomik dhe edukim të dobët

Megjithatë, ekspertët gjithashtu tregojnë se nëse prindërit punojnë me fëmijën dhe janë të kujdesshëm, këto efekte mund të minimizohen dhe gjërat mund të bëhen më të lehta për të gjithë gjatë fazave të tilla. /Telegrafi/

Exit mobile version