Site icon Telegrafi

Efektet e taksës ndaj produkteve Serbe dhe Boshnjake

Departamenti i programeve të Universitetit të Londrës me drejtim akademik nga London School of Economics and Political Science në Kolegjin Riinvest organizon debatin “Talk the Talk” me temën “Efekti i taksës 100% ndaj produkteve Serbe dhe Boshnjake në ekonominë e vendit”.

Formati “Talk the Talk” ka për qëllim të ftojë përfaqësues politik, akademik dhe të shoqërisë civile, të diskutojnë bindshëm për qasjen e tyre ndaj problemeve aktuale – politike në vend; bazuar në veprimet e tyre.

Pjesëmarrës do të jenë Avdullah Hoti nga LDK, Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala, Donika Kadaj Bujupi nga AAK, Dukagjin Gorani nga PSD dhe Berat Thaqi ngaInstituti GAP

Exit mobile version