Telegrafi

Efektet e pushimit nuk zgjasin shumë

Rezultatet kanë treguar se porsa të përfundojë udhëtimi, ata të cilët kanë udhëtuar nuk ndjehen më mirë nga ata që kanë qëndruar në shtëpi.

Edhe pse kënaqemi me momentet e lumtura gjatë pushimit në det ose në male, as ato pushime nuk janë në tërësi të këndshëm.

Disponimi ynë në ditët e para nuk është edhe aq i mirë për shkak të ndryshimeve të klimës, shfaqjes së ndonjë sëmundjeje eventuale për shkak të udhëtimit, apo ndërrimit të ushqimit dhe të ngjashme.

Ndërsa pasi të jemi kënaqur në pushim edhe kur kthehemi në shtëpi, disponimi i mirë fillon të zhduket. Pas vetëm dy javësh zhduken thuajse të gjitha efektet pozitive të pushimit. /Telegrafi/