Telegrafi

Efektet e kanabisit për shëndet

Dy përbërës të cilët gjenden në gjethin e kanabisit ndikojnë në përshpejtimin e metabolizmit. Kompania GW Pharmaceuticals tashmë ka zhvilluar një ilaç të miratuar kundër sklerozës së shumëfishtë në bazë të kanabisit, Sativex, dhe pasi që kanë lejen e shtetit për kultivimin e 20 tonelatave kanabis në vit, i ka mbetur material edhe për hulumtime të tjera.

Testimet preliminare në kafshë kanë treguar që përbërësit THeV dhe kanabidiol ndihmojnë gjatë shërimit të diabetit të tipit 2 dhe reduktojnë nivelin e kolesterinës ne gjak dhe yndyrave në mëlçi.

Aktualisht janë duke u bërë testimet në 200 pacientë me qëllim të zhvillimit të ilaçit kundër sindromës metabolike, e cila përbëhet nga diabeti, tensioni i lartë i gjakut dhe trashësia, me rrezikun e madh nga sulmi në tru dhe zemër.

Shkencëtarët po përpiqen të kuptojnë se si do të ndikonte ky ilaç në shpërndarjen e yndyrave dhe përdorimin e tyre në trup, si dhe efektin në pacientët e diagnostikuar me sindromën metabolike.

Siç e dinë njohësit e kanabisit, ai zakonisht nxit uri pas përdorimit, por përbërësit aktivë të sipërpërmendur mbrojnë qelizat të cilat tajisin insulinë, rregullojnë nivelin e yndyrave në gjak, ndërsa testet në minj kanë treguar që përshpejtojnë metabolizmin. /Telegrafi/