Site icon Telegrafi

Efektet anësore të vaksinës: Gjashtë simptomat që përjetohen zakonisht pas vaksinimit

Ndërsa ekspertët e shëndetit kanë vlerësuar krijimin e vaksinës anti-COVID, nuk është sekret se ka disa efekte anësore.

Por, cilat janë gjashtë më të zakonshmet dhe si të menaxhojmë këto efekte anësore?

Efektet anësore më të zakonshme pas vaksinimit përfshijnë:

Vaksinat funksionojnë duke mashtruar trupin që të mendojë se ka një virus dhe duke ngritur një mbrojtje kundër tij, shkruan Express.co.uk.

Kjo mund të shkaktojë dhimbje të krahut, ethe, dhimbje koke, dhimbje muskulore ose simptoma të tjera të përkohshme të inflamacionit që mund të jenë pjesë e këtij reagimi.

Për shumë, efektet anësore janë më të fuqishme pasi të administrohet doza e dytë.

Ekspertët e shëndetit thonë se këto efekte anësore janë thjesht shenja normale që trupi juaj po ndërton përgjigjen imune që i nevojitet për t’ju mbrojtur nga sëmundjet e rënda. /Telegrafi/

Exit mobile version