Site icon Telegrafi

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve: Mos merrni dozën e dytë nëse keni një reaksion alergjik

Megjithëse përpjekja e vaksinimit është përshëndetur me një sukses, janë raportuar një numër efektesh anësore gjatë vaksinimit.

Janë raportuar efekte anësore tipike të vaksinës, të tilla si ënjtje dhe kruajtje në vendin e vaksinimit.

Si të gjitha vaksinat, edhe me vaksinat anti-COVID gjithashtu e mundur të përjetoni një reaksion alergjik.

Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), nëse keni pasur një reaksion të menjëhershëm alergjik pasi keni marrë dozën e parë të vaksinës anti-COVID, nuk duhet të merrni një të dytë të kësaj vaksine.

“Edhe nëse reagimi juaj alergjik nuk ishte aq i rëndë sa të kërkonte kujdes urgjent”, shton CDC. Sipas trupit shëndetësor, nëse reagimi ishte pas një vaksine mRNA COVID-19 (qoftë Pfizer-BioNTech ose Moderna), nuk duhet të bëni një dozë të dytë të asnjërës prej këtyre vaksinave, shkruan Express.co.uk.

Siç shpjegohet, një reaksion i menjëhershëm alergjik ndodh brenda katër orësh nga vaksinimi.

Simptomat e një reaksioni alergjik mund të përfshijnë:

Exit mobile version