Telegrafi

Eee PC X101H në Evropë

Është i përfshirë një gigabajt i memories RAM, grafika e integruar GMA 3150, e procesori është Atom N570 dybërthamësh i Intelit. Disku ka kapacitetin prej 320 GB, e aty janë edhe ueb kamera, si dhe ExpressGate OS për kryerjen e detyrave të thjeshta. Kohëzgjatja e baterisë është deklaruar në mbi pesë orë, e kompjuteri dërgohet me Windows 7 Starter.

Para-porositë për netbookun që tani kanë filluar në Amazonin gjerman me çmim prej 320 euro. Supozohet se dërgesat do të fillojnë muajin e ardhshëm. /Telegrafi/