Mesfushori i Ballkanit, Edvin Kuc, po vazhdon të tregojë formë të lartë edhe për Përfaqësuesen e Malit të Zi.
Ai sot në ndeshje ndaj Lituanisë ka gjetur golin që në fillimin e ndeshjes.
Zhvillohej minuta e 3-të kur Kuç ka tundur rrjetën me një goditje nga 20 metra.
Për Kuc ku është goli i tretë në paraqitjen e tij të tretë për Malin e Zi, pasi shënoi dy herë kundër Libanit në një ndeshje miqësore.
Tash e disa vite Edvin Kuc është pjesë e Ballkanit, ku me sukses luan edhe në garat ndërkombëtare. /Telegrafi/