Telegrafi

Edukimi në fëmijërinë e hershme, krijon arsim më cilësor

Sot do të mbahet tryeza për “Draft-dokumenti i kurrikulës së edukimit në fëmijërinë e hershme”.

Majlinda Gjelaj prodekane për çështje mësimore në Fakultetin e Edukimit në UP tha “Draft-dokumenti i kurrikulës së edukimit në fëmijërinë e hershme” tani është në diskutim publik.

“Ne për këtë sot kemi organizuar një tryeze për “Draft-dokumenti i kurrikulës së edukimit në fëmijërinë e hershme”. Ne nga nj këndvështrim tjetër do të japim edhe rekomandimet tona”, tha ajo për RTK.

Sipas saj edukimi i hershëm i fëmijëve është një gjë pozitive. Me këtë krijohet nj bazë për arsim, dhe edukimi në fëmijërinë e hershme është bazë e mirë për të pasur një arsim më cilësor”, theksoi ajo.

Gjelaj tha se do të ketë rikualifikim për edukatorëve. Ajo bëri me dije se ka dallime ndërmjet shteteve edhe brenda vet BE-së.