Site icon Telegrafi

Edukatorja në Shkup ka goditur një fëmijë, rasti hetohet nga policia

Në stacionin policorë në Aerodrom të Shkupit E.G (36) dje raportoi se tek djali i saj 6-vjeçar, pasi që e ka marrë nga kopshti ka vërejtur shenja dhune në pjesën e djathtë të fytyrës.

Fëmija ka tregaur se edukatorja e tij e ka goditur disa herë në fytyrë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nëna e fëmijës pas ngjarjes menjëherë e ka informuar drejtorin e kopshtit, i cili e ka këshilluar që rastin ta denoncojë në polici.

“E.G e ka dërguar fëmijën në spital, ku nga ana e mjekut i është dhënë vërtetim mjekësor për lëndimet e konstatuara si ënjtje në pjesën e fytyrës”, thonë nga MPB.

Ata shtojnë se po marrin masa për zbardhjen e plotë të rastit./Telegrafi/

Exit mobile version