Telegrafi

Edukatorja mizore ia mbyll fëmijës gojën me ngjitës, veç pse hante ngadalë (Video)

Është suspenduar nga puna edukatorja e paemëruar që punonte në një kopsht fëmijësh në Kinës, pasi një djali ia ka mbyllur gojën me ngjitës.

Meqë ai hante shumë ngadalë, ajo e ka dënuar duke ia mbështjell dy herë rreth kokës shiritin, teksa të tjerët shikonin të frikësuar, transmeton Telegrafi.

Pasi filmimi ka përfunduar në internet, forcat e rendit kanë kërkuar largimin e saj të menjëhershëm nga puna.

Mbi të rëndon akuza për tejkalim të kompetencave dhe përdorje të metodave të palejuara. /Telegrafi/