Site icon Telegrafi

Edukatorja hetohet nga policia kineze, u filmua nga kamerat e sigurisë duke shqelmuar fëmijët derisa po flinin (Video)

Edukatorja e një çerdhe në pjesën lindore të Kinës, është duke u hetuar nga policia pas pretendimeve se kishte keqtrajtuar fizikisht fëmijët që ishin nën përkujdesin e saj.

Disa fëmijët u kishin thënë prindërve se janë goditur nga edukatorja në çerdhen e qytetit Hefei, në provincën Anhui, transmeton Telegrafi.

Edukatorja e identifikuar si Xuan është suspenduar nga menaxhmenti i çerdhes ku ajo punonte. Ndërkaq kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur ajo godet fëmijët të cilët po qëndronin të shtrirë dhe po mundoheshin të flenë.

Sikur kjo të mos mjaftonte, ajo madje disa prej tyre i shqelmonte edhe pse ishin të shtrirë dhe mundoheshin të flenë. Prindi i një fëmijë ka deklaruar për mediat kineze, se vajza e tij kishte thënë se ishte goditur nga edukatorja në fytyrë.

Një prind tjetër pretendon se vajza e tij ishte shkelur në fytyrë me këmbë nga edukatorja, që shihet në videon e publikuar më poshtë. /Telegrafi/

Exit mobile version