Mare Simone ia ka kushtuar jetën e vet ndihmesës së burrave, grave dhe çifteve për të zgjidhur problemet e tyre në dhomat e fjetjeve. Si terapiste e kualifikuar, Mare me aftësinë e saj i ka mësuar mbi 10 mijë klientë gjatë 23 viteve të fundit. Grabitqarja e seksit pranon se ka bërë seks me rreth 1.500 meshkuj, por vlerëson se nuk ka bërë asgjë të paligjshme.
"Unë e fitoj jetesën duke fjetur me burrat e grave të tjera, apo me të dashurit e tyre. Por në asnjë mënyrë nuk jam prostitutë, përderisa ajo bëhet në një atmosferë terapeutike dhe shëruese. Njerëzit më paguajnë për t’u konsultuar dhe për të shëruar problemet e tyre, jo për seksin”, është arsyetuar Mare.
“Mua më duket vetja sikur jam krijuar për të ndihmuar të tjerët të kenë një jetë seksuale sa më të shëndetshme. Klientët e mi largohen të kënaqur, pasi kanë gjetur një besim seksual të ri", ka shtuar ajo.
Mare thotë se njerëzit e paguajnë për t’i zgjidhur problemet e tyre seksuale dhe u ka ndihmuar me këshillat e saj. “U ndihmoj të ndryshojnë dhe të përmirësojnë jetën e tyre seksuale. Në këtë mënyrë u ndihmoj edhe partnereve të tyre”, ka sqaruar Mare Simone.
Mare nuk është e martuar dhe jeton në pjesën perëndimore të Londrës. Gjatë ditës i mban rreth pesë seanca, derisa tek ajo vijnë meshkujt e grupmoshave të ndryshme.